TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës së sotme për mediat ka konfirmuar arrestimin në Emiratet e bashkuara Arabe të dy personazheve të njohur të botës së krimit në vend Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, si dhe deportimin e tyre në Shqipëri.
Rrumbullaku tha se ata janë arrestuar nga Policia e Shtetit përmes një operacioni të fshehtë policor dhe aktualisht ndodhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për t’iu vënë në dispozicion SPAK-ut.
“Mund t’ju them se Policia e Shtetit është parteri më i rëndësishëm me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar. Në një bashkëpunim të shkëlqyer me SPAK dhe Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, unë mund të bëj me dije se në kuadrin e informacione e operacioneve të fshehta policore, Policia e Shtetit ka bërë të mundur sot arrestimin e dy eksponentëve të krimit të organizuar, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Ky lloj bashkëpunimi është kontribut i mundit, djersës dhe gjakut, të këtyre djemve dhe vajzave të Policisë s; Shtetit, por dhe bashkëpunimit me Emiratet e Bashkuara për mënyrën e operacionit të fshehtë policor të organizuar nga Policia e Shtetit dhe me mbështetjen e 100% të partnerëve tanë të Emirateve të Bashkuara.
Në lidhje me Plarent Dervishajn dhe Julian Meçen mund t’iu themi që është bërë ekzekutimi i vendimit të tyre dhe ata ndodhen pranë dhomave të sigurisë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës për vënien në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme. Ja u ritheksova përmes një operacioni të fshehtë policor.” – tha Rrumbullaku.
Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe ishin shpallur në kërkim nga SPAK si organizatorët e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, i cili ndodhej në makinë bashkë me Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe në atë ngjarje humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.