AKTUALITET, 27 Nëntor 2022, 14:54

Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në Primare e PD për Bashkinë e Lezhës

Arkitekti Maks Kola prezanton kandidaturën në Primare e PD për

Arkitekti Maks Kola ka prezantuar kandidaturën e tij në primaret e PD për Bashkinë e Lezhës.

Në fjalën e tij nga selia blu, Kola theksoi se ka bindjen se do ta rimarrim Bashkinë vetëm me përfshirjen e çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë Demokratike, që nga themelimi i Degës Lezhë.

"Si një i djathtë tradicional, gjithmonë kam besuar dhe besoj se ne si shoqëri, nuk do mund të dalim asnjëherë nga spiralja e abuzimit me pushtetin, korrupsionin, ç’nderimin dhe diskreditimin e nëpunesit dhe shërbëtorit publik, pa u mbështetur fort tek ato vlera që përfaqesojnë boshtin e përkatesisë tonë ideologjike të djathtë, që janë dinjiteti, familja, tradita, morali dhe respekti ndaj tjetrit, si dhe shenjtëria e ligjit dhe shërbimit ndaj interesit publik.

Bazuar në këto bindje, duke e konsideruar si një përgjegjësi morale ndaj të gjithëve si dhe i nxitur nga propozimi i shumë miqve intelektualë të qytetit tonë, profesionistëve të ndryshëm, njerëzve aktivë në biznes dhe në politikën lokale, kryetarë seksionesh dhe grupseksionesh, kam vendosur të kandidoj në Primaret e PD, Dega Lezhë.

Unë prezantohem para jush me të gjithë eksperiencën time 20-vjeçare si Arkitekt dhe Urbanist në Qarkun Lezhë, me integritetin tim personal, dhe si anetar i Partisë Demokratike me bindjen se kjo do t’i shërbejë Bashkisë Lezhë dhe qytetarëve të saj më shumë se asnjëherë", tha midis të tjerash Kola.