TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre kandidatët e Partisë Demokratike për primaret në Bashkinë e Vlorës, u prezantuan zyrtarisht përpara anëtarësisë në këtë qytet.
Hysni Sharra, Alta Haluci dhe Nada Daullja do të përballen në 4 dhjetor me votën e anëtarësisë, ku më pas një prej tyre do të përzgjidhet dhe si kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës.
Gjatë prezantimit, të tre kandidatët vunë theksin te pakënaqësia e rritur në qytet, për shkak të premtimeve të pambajtura nga qeverisja socialiste e pushtetit lokal por dhe atij qëndror.
Në prezantimin e tre kandidatëve të Partisë Demokratike për Primaret e Bashkisë Vlorë, ishin të pranishëm dhe drejtuesi politik i këtij qarku, Bujar Leskaj dhe deputeti Fatjon Veizaj.