AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 13:24

Reshje dëbore në Dibër, zbardhet mali i Korabit

Reshje dëbore në Dibër, zbardhet mali i Korabit

Vijojnë reshjet e shiut me intensitet më të ulët në Qarkun e Dibrës. Edhe pse reshjet e dy ditëve të fundit kanë qenë pa ndërprerje, nuk ka pasur problematika me përmbytje.

Si pasojë e prurjeve të përrenjve malor, ka pasur dëmtime të rrugës nga përroi në fshatin Zagrad, një rrugë e bllokuar nga dherat në fshatin Zimur dhe në fshatin Rade të Kalasë së Dodës.

Me ndërhyrjen e mjeteve është bërë e mundur kalimi. Probleme me energjinë elektrike pa pasur në disa fshatra të Lurës, Selishtës dhe Luznisë.

Gjatë natës së mbrëmshme në zonat malore në lartësi mbi 800 metra ka pasur reshje dëbore. Në këto lartësi vijojnë ende reshjet e borës, ndërsa temperaturat ditën e sotme janë ulur në 4 gradë.