AKTUALITET, 22 Nëntor 2022, 13:32

“Gabimi i djalit ishte që dashuroi”/ Flet daja i 23-vjeçarit që u vra nga ish-burri i partneres: Kishin tre vite bashkë, dy familjet e kishin pranuar lidhjen

“Gabimi i djalit ishte që dashuroi”/ Flet daja i
Vera Myrtaj, Floino Mërkuri dhe Viron Karabollaj

Një ditë më parë në Itali ndodhi një krim i tre fishtë, ku burri vrau ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas i dha fund jetës. Sot familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit. Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj ( Myrtaj) ka goditur për vdekje me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri.

Pas ngjarjes se rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar. Daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja për News24.