AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 19:25

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Aksidentohet në vizat e bardha polici në Durrës

Një polic është përplasur nga një automjet pasditen e kësaj të enjteje. Ngjarja është regjistruar përpara Drejtorisë Vendore të Policisë në qytetin bregdetar.

Sipas burimeve, efektivi i policisë Mariglen Allko ka qenë duke kaluar mbi vijat e bardha për në anën tjetër të rrugës, kur është aksidentuar nga një automjet që lëvizte me shpejtësi.

Ende nuk dihen identitetet e të përfshirëve në aksident, rrethanat e detajuara të regjistrimit të ngjarjes dhe gjendja shëndetësore e të lënduarit, por në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe grupi hetimor, të cilat po bëjnë veprimet paraprake.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A. punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.

Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.