AKTUALITET, 30 Nëntor 2023, 18:20

Gjendet i pajetë një turist letonez në Shkodër, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë një turist letonez në Shkodër, dyshimet e

Një 38-vjeçar letonez është gjetur i pajetë në Shkodër. Ka qenë shoku i tij 52 vjeçar që ka njoftuar policinë e Shkodrës se në banesën e tij në lagjen “Gjuhadol”, ka gjetur të pajetë 38-vjeçarin Lauris Zelvis, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga veprimet e deritanishme hetimore rezulton se 38-vjeçari i ardhur në Shqipëri, për qëllime turistike, e ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 38-vjeçarit.