AKTUALITET, 29 Nëntor 2022, 21:09

Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplasi dy vëllezërit me biçikleta, njëri shpëtoi tjetri ndërroi jetë

Aksidenti tragjik në Maliq, makina përplasi dy vëllezërit me

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Maliq të pasditen e kësaj të marte. Një automjet ka përplasur dy vëllezër që po lëviznin me biçikleta.

Nga aksidenti ka humbur një person i identifikuar si Roland Shaninasi. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I lënduar ka mbetur edhe vëllai i tij, por pa dëmtime serioze. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Aksidenti ndodhi në afërsi të kryqëzimit të fshatit Drithas. Dy vëllezërit po udhëtonin me biçikleta në drejtim të fshatit Libonik. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. Policia thotë se po punon për identifikimin e tij.

Sipas të njëjtave burime, rruga ka mungesë të sinjalistikës dhe ndriçimit në afërsi të këtij kryqëzimi. Sipas policisë drejtuesi e mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tejet të madhe. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.11.2022, në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, një automjet ka aksidentuar biçiklistin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.