AKTUALITET, 5 Korrik 2025, 16:47

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë/ Përplasen 2 automjete, plagosen 4 persona

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë/ Përplasen 2

Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë në vendin e quajtur Shijan. Sipas burimeve paraprake mësohet një automjet tip Ford me drejtues Leonard Begolli 64 vjeç dhe mjeti tip Benz në pronësi të Alen Preçi janë përplasur me njëri-tjetrin.

Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjete, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan më ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë kanë shkuar në vend shërbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti.