TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Sipas burimeve, aksidenti ndodhi rreth orës 04:00 në afërsi të fshatit Gorishovë.
Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se mjeti tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga, ku është plagosur pasagjerja.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.