TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendi u përfshi nga përmbytjet pas reshje me intensitet të lartë, ku zonat më problematike u raportuan në veri të vendit, përkatësisht Shkodër dhe Lezhë.
Ndërkohë pushimi i reshjeve gjatë natës ka bërë që niveli i Lumit Ishëm të ulet.
Gjithashtu edhe niveli i ujit në arat e përmbytura ka rënë, ndonëse vijon ende të ketë rreth 30 cm. Sakaq rruga në fshatin Mirqinë e cila ishte bllokuar falë ndërhyrje është bërë e kalueshme me mjete , por ende jo për këmbësorët. Aktualishit në zonë nuk ka reshje.
Kujtojmë se babë e bir humbën jetën pasi mjeti i tyre u mor nga rrjedhja e një përroi në zonën e Bogës.
Fatmirësisht arriti që të shpëtonte vajza e Pjetrit, e cila u arrit që t’i shpëtonte rrjedhës së fortë dhe falë një ndërhyrje të një banori të zonës që u gjend aty.