AKTUALITET, 21 Nëntor 2022, 23:03

Call center ku vidhen europianët/ Sejamini: Operacionet e policive të huaja, tregojnë implikim në nivele të larta!

Call center ku vidhen europianët/ Sejamini: Operacionet e policive të
Neritan Sejamini

Neritan Sejamini ka komentuar operacionet e kohëve të fundit të policive të vendeve europiane, për call center që ndodhet në Shqipëri, nga ku mashtrohen qytetarët europianë dhe u vidhen shuma të konsiderueshme parash. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini tha se operacionet e këtyre forcave të huaja, tregojnë se problemi është shumë i madh dhe se janë implikuar struktura të larta shtetërore. 

"Fakti është që policia francize është këtu. Pse vijnë? Vijnë kur problemi është shumë i madh dhe mendojnë se nuk po zgjidhet.

Pra, kur krimi është i përmasave të mëdha dhe kur nuk kanë besim te policia e Shqipërisë. Kur nuk kanë besim? Kur policia është e implikuar në mbrojtjen e tyre. Nëse është e implikuar policia, do të thotë që implikimi është lart.

Çështja është, përse nuk ndërhyhet?

Dy arsye, ose je i përshirë, ose përfiton prej tyre mbështetje në para, votash, etj.

Pas kësaj vendos emrin e kujt të duash, por që janë strukturat e shtetit të implikuara, kjo është e padiskutueshme", deklaroi Sejamini.