AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 15:51

Aksident i rëndë në Gramsh, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Gramsh, një i vdekur dhe dy të

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Mashan në Gramsh, ku për pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar.

Mësohet se, viktima është shtetasi Hekuran Perfundin, ndërsa në mjet ka pasur edhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se 65-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë aksidentit dhe kjo mund të ketë qenë arsyeja e vdekjes së tij.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.