TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë shtypi për të folur për marrëveshjen për administrimin e parkut të Butrintit.
Kujtojmë që Meta një ditë më parë ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit.
Meta gjithashtu iu drejtua me kërkesë Kuvendit për ngritjen e një Komision i Posaçëm parlamentar për Parkun Kombëtar të Butrintit.
Kreu i shtetit foli për rëndësinë që ka pozicioni i shtetit shqiptar në bordin që është ngritur për administrimin e parkut.
“Që shteti të heqë dorë nga çdo përgjegjësi dhe që autorizon një fondacion të dedikuar ku shteti ka një formë e pozitë që nuk garanton dot rolin diktues e kontrollues sipas përgjegjësisë…nëse do të aplikojë këtë formë të re duhet të ruante të palëkundur pozitën dominuese në mënyrë të pakushtëzuar dhe të zotëronte të drejtën e vetos për të ruajtur interesin publik.
Presidenti nuk është kundër formave të bashkëpunimit shtet -privat, aq me tepër kur bëhet fjalë për Fondacionin Shqiptaro- Amerikan për Zhvillim (AADF)”, tha Meta.