AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 16:56

30 kuota për maturantët nga trojet, përjashtohen nga tarifa e marrëveshja 5-vjeçare

30 kuota për maturantët nga trojet, përjashtohen nga tarifa e

Midis 464 kuotave për studentët e Mjekësisë, 30 ishin për maturantët nga trojet shqiptare. Ata kanë zhvilluar ditën e hënë provimin e digjitalizuar në Tiranë, por vetëm 23 prej tyre kanë shfaqur interes për tu bërë pjesë e Universitetit të Mjekësisë.

Kuotat janë të ndara në disa troje, 5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja. Edhe pse provimi është i digjitalizuar dhe përgjigjen e marrin sapo përfundojnë provimin, testi nuk është përgjigja përfundimtare për tu regjistruar në universitet.

Testi i digjitalizuar  përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore. Këtë vit të gjithë të regjistruarit në degën e Mjekësisë së përgjithshme, do të firmosin një marrëveshje që i detyron ata të punojnë në Shqipëri, 5 vite pas përfundimit të universitetit. Nëse studentët nuk do pranojnë do duhet të paguajnë tarifën e plotë studimore.

Por maturantët nga trojet shqiptare, janë të përjashtuar nga kjo marrëveshje. Sa i takon punësimit pas përfundimit të studimeve, ata duhet ta ti kryejnë vitet e punës, në vendlindjet e tyre.