AKTUALITET, 19 Shtator 2023, 14:07

Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin në qeli të Encës

Prokuroria ankimon vendimin e Apelit, kërkon rikthimin në qeli të

Prokuroria e Tiranës kërkon rikthimin në qeli të këngëtares Ruenca Haxhiaj të cilës iu zbuluan në ballkonin e shtëpisë disa vazo ku kultivonte kanabis sativa.

Ajo qëndroi vetëm dy ditë në qeli, teksa në seancën për caktimin e masës gjykata e Tiranës e nxori me ‘detyrim paraqitje’. Përkundër kërkesës së Prokurorisë që kërkonte vijimin e hetimeve nën masën arrest në burg.

Organi i akuzës ka ankimuar në Apel vendimin e shkallës së parë.