TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përdorimi i teknologjisë në bizneset shqiptare po përparon ngadalë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar vetëm 20 për qind të punësuarve kanë kompjuterin mjetin kryesor të punës.
Të dhënat tregojnë se ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune gjatë vitit 2023, përfaqësojnë 99,1% të ndërmarrjeve, nga 98,7% që rezultuan në vitin 2022.
Gjatë vitit 2023, përqindja e ndërmarrjeve të cilat kanë specialist të fushës së teknologjisë së informacionit dhe komunikimit është 28,4%, nga 26,3% që rezultoi në vitin 2022.
Të punësuarit që kanë përdorur kompjuter me akses në internet për qëllime pune përbëjnë 29,9% të të punësuarve gjithsej të ndërmarrjeve, nga 29,2% që rezultuan në vitin 2022.
Përqindja më e lartë e të punësuarve që përdorin kompjuter me akses në internet vërehet në aktivitetin e informacionit dhe komunikimit me 72,3%, e ndjekur nga aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 64,9% dhe shërbimet administrative dhe mbështetëse me 56,3%.
Në vitin 2023, ndërmarrjet me 250+ të punësuar përdorin 100% kompjuter me akses në internet. Në këtë grup ndërmarrjesh, 31,6% e të punësuarve përdorin kompjuter me akses në internet.
Në vitin 2023, 99,1% e ndërmarrjeve ka përdorur lidhje fikse në internet, e cila përfshin lidhjet e tipit ADSL, SDSL, VDSL, fibër optike (FTTP), teknologji kabllore, etj nga 99,0% që rezultuan në vitin 2022.
Përqindja e ndërmarrjeve që kanë pasur shpejtësinë e shkarkimit të informacionit më të lartë se 30 Mbit/s është 83,5% nga 63,0% që ishte në vitin 2022, ndërsa përqindja e ndërmarrjeve me mbi 100 Mbit/s është 36,7%.
Në vitin 2023, 14,8% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit e-commerce dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve. Peshën më të madhe të tregtisë elektronike e zënë ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet në fushën e informacionit dhe komunikacionit me 31,7%, pasuar nga akomodimi dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit me 30,7% dhe shërbime administrative dhe mbështetëse me 25,7%.
Media sociale (Facebook, Linkedln,Tëiter, Youtube, Tëiter, Pinterest etj.) është përdorur nga 80,5% e ndërmarrjeve që përdorin kompjuter me akses në internet, nga 77,5% që rezultoi në vitin 2022.
Në vitin 2023, shërbimet cloud të cilat i referohen shërbimeve që përdoren në internet për të aksesuar programe kompjuterike, kapacitete ruajtëse, etj janë përdorur nga 22,9% e ndërmarrjeve që kanë akses në internet.
Në vitin 2023, ndarja automatike e informacionit brenda ndërmarrjes, e cila përdoret për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve të ndërmarrjes, duke ndarë informacionin midis fushave të ndryshme funksionale është përdorur nga 38,8% e ndërmarrjeve.
Aplikimi i software-it për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët (CRM) i cili ndihmon lehtëson komunikimin me klientin dhe ndihmon në gjurmimin e interesave të klientëve, etj është përdorur nga 25,2% e ndërmarrjeve gjatë vitit 2023. /MONITOR