AKTUALITET, 21 Janar 2023, 12:39

"21 janari", Balla: Dosja e Aleks Nikës duhet t’i transferohet SPAK-ut

"21 janari", Balla: Dosja e Aleks Nikës duhet t’i

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pranishëm në aktivitetet përkujtimore të Kongresit të Lushnjes,  duke folur për protestën e përgjakur të 21 janarit, kërkoi që dosja e njërit prej të vrarëve, Aleks Nikës, t’i transferohet SPAK-ut.

Balla tha se prej vitit 2011, dosja e Nikës gjendet në sirtarët e prokurorëve, që ndërrohen gjithmonë për shkak të vetingut.

“Unë e kam kryer përpara se të nisesha për në Lushnje, kam vendosur 4 karafila në pllakadat që përkujtojnë 4 dëshmorët e 21 janarit. Dritën e fakteve të reja që janë publikuar jo më larg se dje nga një prej kolegëve tuaj gazetar investigativ, mendoj që prokuroria dhe me këtë rast prej shumë muajsh kam kërkuar që së bashku me familjarët e Aleks Nikës dosja t’i transferohet SPAK-ut. Kujtoj që që në vitin 2011, dosja për hetimin e vrasjes së dëshmorit Aleks Nikës gjendet në sirtarët e një prokurori apo një tjetri për sa kohë vettingu i zëvendëson”, u shpreh Balla.