TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mot i keq me reshje shiu ka sjellë problematika në disa qarqe në vend.
Disa fshatra në Fier kanë mungesë të energjisë elektrike. Shqetësime sa i takon elektricitetit shfaqen në njësinë Administrative Fratar, në fshatrat Malas, Ninësh, Gadurovë dhe Bejar.
Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht. Gjithashtu dhe akset rrugore janë të kalueshme.
Niveli i ujit në lumenjtë Vjosa, Seman dhe Shkumbin është brenda shtratit dhe në kuota normale. Niveli i Vjosës në pikëmatjen e urës së Mifolit është 4.8m.