AKTUALITET, 21 Janar 2023, 09:16

Pesë fshatra në Drilon të Pogradecit mbeten pa ujë të pijshëm, çahet tubacioni

Pesë fshatra në Drilon të Pogradecit mbeten pa ujë të

Prej tre ditësh, Pogradeci dhe njësia Buçimas me pesë fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm. Shkak për mungesën e ujit të pijshëm është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë, e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.

Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë, sërish nuk është riparuar.

Sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Pogradecit, sot në mesditë është arritur të riparohet defekti, por për shkak të presionit, tubacioni kryesor është dëmtuar sërish.

Aktualisht punonjësit janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës, ndërsa mijëra familje dhe qindra biznese kane mbetur pa ujë prej 48 orësh.