AKTUALITET, 21 Janar 2023, 12:15

Shiu përmbyt 130 hektarë tokë në Berat, 50 hektarë gërryen nga Osumi

Shiu përmbyt 130 hektarë tokë në Berat, 50 hektarë

Reshjet e shiut kanë përmbytur rreth 130 hektarë tokë në Veterik të Beratit. 

Ndërkohë që ka edhe 50 hektarë të tjera të gërryera nga lumi Osum.

Si paraqitet situata deri tani? 

Shqipëria ka hyrë në ditën e pestë që është pushtuar nga moti i keq. Rruga e Arbrit është liruar për qarkullim pas disa orë bllokimi nga reshjet e borës.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipërfaqja totale e përmbytur në këtë qark deri tani është 1120 hektarë, përkatësisht në Njësinë Administrative Ana e Malit.

Rruga e Obotit ka prezencë të ujit 55 cm, ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ka dalë jashtë funskionit. Ndryshe paraqitet situata në Lezhë, ku uji është tërhequr. 

Niveli i lumit Drin është +1.5 m nga +2.0 m që është kuota kritike, nga mbrëmë kemi një rënie të nivelit me 0.3 m. Hidrovoret kanë punuar me kapacitet të plotë.