AKTUALITET, 21 Janar 2023, 11:03

Përroi dëmton ujësjellësin në Lezhë, një lagje e qytetit pa ujë të pijshëm!

Përroi dëmton ujësjellësin në Lezhë, një

Lagjja “Kodër Mulliri”, në periferi të qytetit të Lezhës ka mbetur pa ujë të pijshëm.

Shkak për këtë situatë është bërë dëmtimi i tubacionit të ujësjellësit, i cili ishte ngjitur me urën që u shemb nga vërshimi i përroit të Manatisë në këtë zonë.

Punonjësit e ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizime po punojnë për riparimin e dëmit të shkaktuar dhe rikthimin brenda një kohë të shpejtë të ujit të pijshëm në këtë zonë.

Lagjia “Kodër Mulliri” dhe “Lalmi i Ri” ishin zonat më të prekura nga përmbytjet në Lezhë. Me tërheqjen e ujit ka nisur të dalin në pah dëmet e shkaktuara, që sipas banoreve janë të konsiderueshme.

Brenda një kohë të shpejtë, në këtë zonë ushtria do të nisë punën dhe për rindërtimin e Urës së shembur, e cila ju shërben rreth 600 banoreve..