AKTUALITET, 26 August 2026, 12:57

Aksioni/ 215 bimë kanabisi në dy parcela në Bulqizë, kapet në flagrancë 37-vjeçari nga Kamza

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia. Dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

  Gjatë operacionit janë asgjësuar bimët narkotike.

Njoftimi

Bulqizë/Finalizohet operacioni i koduar “Indicia”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohet një 37-vjeçar, i cili u kap në flagrancë nga Policia në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Asgjësohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.