AKTUALITET, 26 August 2026, 09:59

Detajet e para/ Zjarr gjatë natës në Malësi të Madhe, digjen tre banesa

Një vatër zjarri është shfaqur gjatë orëve të mesnatës në fshatin Linaj të Malësisë së Madhe, duke shkaktuar dëme në disa banesa të pabanuara.

Si pasojë e flakëve janë djegur dy deri në tre shtëpi, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka parandaluar përhapjen e zjarrit drejt banesave ku jetojnë familje.

Aktualisht, situata në zonë është nën kontroll.