AKTUALITET, 2 Prill 2019, 20:53

Aksidentohet aeroplani si pasojë e motit të keq, shuhet një familje

Aksidentohet aeroplani si pasojë e motit të keq, shuhet një

Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar sot në Maqedoninë e Veriut, në malet e Jakupicës, sipas portalit MKD.

Nga njoftimet e para, në këtë aeroplan po udhëtonte një familje, e cila fatkeqsisht ka humbur jetën në aksidentin ajror. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë. Aeroplani është aksidentuar si pasojë e motit të keq dhe turbulencave.

Ai ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes.

Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës, ndërsa MPB pritet të dal me detaje.