AKTUALITET, 25 September 2026, 12:34

Aksidenti/ Përplasen dy automjete në aksin Qukës-Qafë Plloçë, dy të plagosurit dërgohen në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë pranë tuneleve. Dy automjete njëri prej të cilëve me targa greke janë përplasur kokë me kokë me njëri-tjetrin.

Nga të dhënat paraprake janë dy të plagosur që janë transportuar në spitalin e Pogradecit.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ngriti grupin hetimor për zbardhjen e rrethanave. Paraprakisht dyshohet që shkak të ketë qenë lagështira në rrugë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte mjeti gjatë kalimit në urë e cila ka edhe kthesë mjaft të fortë.