AKTUALITET, 25 September 2026, 11:04

Aksidenti/ Makina del nga rruga dhe përplaset me një mjet të parkuar e më pas me pemën, burrë e grua në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Grabianit në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rreth-rrotullimit të Çermës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mjet të parkuar dhe më pas me një pemë, në afërsi të një karburanti.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, një burrë dhe një grua, të cilët ndodheshin në automjet. Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë.

Për nxjerrjen e njërit prej të plagosurve nga makina është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Me anë të mjeteve prerëse, zjarrfikësit kanë çmontuar pjesë të automjetit për të bërë të mundur nxjerrjen e personit të bllokuar.

Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës. Ende nuk bëhen të ditur identitetet e tyre.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia Rrugore, përplasjet kanë ardhur kryesisht si pasojë e parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë tej normave të lejuara. Në disa raste është dashur ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të emergjencës për nxjerrjen e drejtuesve nga mjetet e dëmtuara.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitaleve rajonale dhe Spitalit të Traumës në kryeqytet, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të secilit incident.

Ndërkohë, autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.