TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Titulli kampion në Angli duket se është një çështje e mbyllur dhe është vetëm çështje kohe për të njohur fituesin. Liverpuli po kalon një moment fantastik në kampion, duke fituar ndeshje të shumta dhe duke bërë paraqitje shumë të mira.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klop ka marrë sot një tjetër fitore të madhe duke mundur Leisterin me rezultatin e thellë 0-4. “The Reds” duket se i kanë objektivat e qarta dhe pas shumë viteve mungesë, titulli kampion është më pranë se kurrë. Në minutën e 31-të, Firminjo ka zhbllokuar rezultatin teksa në pjesën e dytë janë shënuar edhe tre gola të tjera.
Fillimisht ishte Milner ai që shënoi në minutën e 71-të ndërkohë që Firminjo dy minuta më vonë ka realizuar edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij. Katër minuta më vonë, ishte Aleksandër Arnold ai që shënoi golin e katërt për të vulosur takimin. Kjo fitore, e ngjit Liverpulin në kuotën e 52 pikëve duke u shkëputur me 13 pikë më shumë se vendi i dytë.