SPORT, 9 Prill 2020, 22:03

Adriano-Lukaku, shkëmbim batutash: Bashkë do të shënonim 70 gola tek Interi

Adriano-Lukaku, shkëmbim batutash: Bashkë do të shënonim 70

Romelu Lukaku dhe Adriano kanë qenë protagonist të një bashkëbisedimi shumë interesant në profilin zyrtar të Interit. Mes batutash por edhe kuriozitetesh për eksperiencën e tyre zikaltër, sulmuesi aktual dhe “Perandori” argëtuan mijëra tifozë që u futën t’i ndiqnin në këtë diskutim shumë interesant.

Adriano: Imagjino ne të dy te Interi në sulm!

Lukaku: Bashkë do të shënonim 70 gola tek Interi!

Adriano: Si ndihesh në Itali?

Lukaku: Java e parë nuk ishte edhe aq e lehtë. Pastaj ka futboll shumë taktik dhe duhet të mësoj mekanizmat. Kur kisha mundësinë të vija në Itali mendoja vetëm për Interin dhe isha i dashuruar pas një ekipi që kishte fituar Kupën me veshë të mëdha (Champions) me sulmues të mëdhenj”.

Lukaku: Trajneri që të ka ndihmuar më shumë?

Adriano: “Prandeli te Parma, te Interi Mancini dhe Mourinho”.