TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, në orën 10:30, në zonën e Gjirit të Lalzit.
Në qendër të diskutimeve pritet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit, si dhe organizimi i strukturave të partisë në funksion të procesit zgjedhor.
Një tjetër çështje që pritet të marrë vëmendje është situata politike në vend dhe protestat që vijojnë të zhvillohen.
Krahas mobilizimit për t’i fituar këto zgjedhje, pritet që Edi Rama të diskutojë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve socialistë për kryebashkiakë.
Ende nuk dihet nëse nga kjo asamble Edi Rama do të bëjë me dije se cili do të jetë indentikiti i kandidaturë dhe profili i tij për të fituar Bashkinë e Tiranës.
Socialistët presin nga kjo asamble të dëgjojnë qëndrimet publike të kryetarit të PS-së për sa i përket Erion Veliajt, tashmë të vendosur publikisht në një kurs të fortë përplasjeje me Edi Ramën pas transferimit në burgun e Fierit, nëse Rama do të flasë për të.
Nuk ka informacion nëse do të futet në rendin e ditës të kësaj asambleje mocioni i Elisa Spiropalit, ku i kërkon Edi Ramës hapjen e Partisë Socialiste dhe adreson nevojën e një “Marrëveshjeje të Re për Shqipërinë”.
Asamblenë e shtatorit 2023, Edi Rama e përdori për ndryshimin e gjysmës së kabinetit të tij qeverisës.
Tani është sërish në dorë të Ramës nëse do të prezantojë në Asamblenë e 14 nëntorit ndryshime thelbësore në kabinetin e tij të katërt qeveritar, në një kohë kur qeveria po përballet me një mori shqetësimesh të ardhura nga protestat, për të cilat kryeministri thotë se i ka mbajtur shënim dhe po adresohen.