TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së enjtes një banesë dykatëshe në lagjen “16 Prilli”, në Fier, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e dytë të banesës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e Policisë. Pas ndërhyrjes së tyre, zjarri është vënë nën kontroll, duke shmangur përhapjen e flakëve në pjesën tjetër të objektit dhe në banesat përreth.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, megjithatë grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për të përcaktuar shkakun e saktë të ngjarjes dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në banesë janë të konsiderueshme.