TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mediat greke vazhdojnë t’i japin jehonë lajmit për kapjen e 1.6 ton drogë në detin Jon dhe kapjen e 11 personave. Sipas tyre bosi është shqiptar dhe grupi kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e një motori në skaf.
Por “To Vima” shkruan se bosi e kishte pseudonimin "Vito" dhe disa prej gomoneve, grupi i deklaronte si të shkatërruara nga djegiet. Thonë gjithashtu se anëtarët e kartelit të drogës, ishin të specializuar për këtë lloj trafiku.
Disa prej të arrestuarve ishin përgjegjësin vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gomoneve.
Një media televizive në greqi ka thënë se i arrestuarit, që akuzohet se kishte një parking gomonesh, është djalë i një polici grek.
Të arrestuarit nuk kanë prnauar të kenë lidhje me grupin kriminal. Ndërkohë që një pjesë e tyre u kapën në flagrancë dhe tashmë do të duhet të përballen me akuzat e rënda.
Droga ishte nisur nga Himara dhe destinacion përfundimtar kishte Turqinë.
Trafikantët dërgonin kanabis në Turqi dhe prej andej merrnin kokainë.
TPZ.AL