TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zinedine Zidane ka gjetur një argument interesant për të “ngacmuar” Barcelonën, rivalen e përjetshme të Real Madridit. Gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Zaragosës, tekniku i “Los Blancos” ka theksuar se tifozët madrilenë duan gola dhe jo shumë pasime.
“Nuk jam i sigurt nëse tifozët në stadiumin tonë do të pranonte mijëra pasime pa krijuar asnjë rast për gol. Sidoqoftë, gjithsecili ka stilin e tij të lojës dhe e kuptoj këtë”, ka deklaruar francezi.
Sinjali ndaj katalanasve kuptohet! “Kam luajtur këtu dhe e di mirë se çfarë duan tifozët madrilenë. Publiku do që të japim gjithçka në fushë dhe kjo nuk ka për të ndryshuar ndonjëherë. Tifozi do që lojtari ta ketë fanellën të djersitur, edhe pse ndonjëherë nuk fitojmë”, ka shtuar Zidane.