SPORT, 28 Janar 2020, 12:43

Sulmuesi i Valencias nuk del në stërvitje me skuadrën, Rodrigo gjendet në Barcelonë

Sulmuesi i Valencias nuk del në stërvitje me skuadrën, Rodrigo


Barcelona është detyruar të futet në merkato për një sulmues pas dëmtimit të Luis Suarez. Uruguajani duhet të qëndrojë jashtë fushave për katër muaj dhe kështu katalanasit kanë nevojë për një përforcim për pjesën më të nxehtë të sezonit. I përzgjedhuri është sulmuesi i Valencias, Rodrigo.

28-vjeçari ka shënuar vetëm dy gola në këto 18 ndeshje të kampionatit, megjithatë blaugranët janë të gatshëm të shpenzojnë 60 milionë euro dhe t’i dhurojnë spanjollit shansin e jetës. Sipas të rejave më të fundit, Rodrigo nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme të skuadrës, ndërsa njoftohet se është në Barcelona aty ku po bën edhe një këshillë të fundit për dëmtimin që kaloi më parë në gju.

Në qytetin katalanas gjendet edhe agjenti i tij, Horge Mendes dhe tashmë transferimi i sulmuesit te Barcelona është futur në orët vendimtare.