TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Interi këtë merkato janari ka bërë ndryshime në themel. Trajneri Antonio Conte ka tërhequr tre lojtarë deri tani dhe pritet edhe një tjetër brenda dy-tri ditësh.
Conte është përqendruar vetëm te lojtarët e Premier League. Edhe pse dy prej tyre nuk janë lojtarë në kulmin e karrierës, tekniku ka besuar tek ata. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ashley Young nga Manchester United, mesfushorin Victor Moses nga Chelsea dhe mesfushorin ofensiv Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.
Danezi sot u prezantua zyrtarisht në Milano, teksa ka firmosur për 5 vite me skuadrën zikaltër. Dy të tjerët kanë firmosur për 6 muaj kontratë.
Shihni si ndryshon formacioni i Interit në 5 muajt e ardhshëm me këta emra.
