AKTUALITET, 6 August 2026, 15:18

Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, flakët bëjnë hi masivin pyjor, kërkohet ndërhyrje nga ajri!

Rëndohet situata nga zjarret në zonën e Mallakastrës, ku masivet pyjore të disa fshatrave janë shkrumbuar dhe flakët përhapen me shpejtësi edhe si pasojë e erës, duke rrezikuar deri banesat dhe jetët e qytetarëve.

Situata më kritike ka qenë sot (6 gusht) në masivin pyjor të Drenijës, ku vatrat e flakëve kanë dalë jashtë kontrollit si pasojë e erërave të forta që po favorizojnë përhapjen e tyre të shpejtë.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po vazhdojnë betejën me flakët për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, por kushtet atmosferike dhe era e fortë po e vështirësojnë së tepërmi punën e ekipeve nga toka.

Pas vënies nën kontroll të situatës dhe shuarjes së vatrave kryesore në zonën e Ngrëçanit, autoritetet pritet të orientojnë ndërhyrjen nga ajri edhe drejt masivit pyjor të Drenijës, me qëllim izolimin përfundimtar të zjarrit.