TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej 5 gushtit kanë hyrë në fuqi masat e ashpërsuara në kodin rrugor. I miratuar në parlament në muajin qershor, ndryshimet në kodin rrugor parashikojnë heqje përgjithmonë të patentës për të gjithë atë drejtues që kapen herën e dytë me përdorim alkooli në timon.
Kur drejtuesi i automjetit konstatohet me një vlerë alkoolike më të lartë se 0,5 gram për litër (g/l) në gjak dhe ky drejtues është konstatuar e ndëshkuar më parë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit ose në gjendje të dehur, në rast përsëritjeje, merret masa e heqjes së lejes së drejtimit përgjithmonë.
Drejtuesit e mjetit që bëjnë gara shpejtësie duke sjellë rrezik serioz për përdoruesit e rrugës, sidomos në zonat urbane, përfshirë manovrat agresive, ndryshimet e shpeshta të korsisë pa sinjalizim dhe sjelljet jo sociale në rrugë do të përballen me gjoba më të larta, të cilat variojnë nga shkojë në 20 mijë – 60 mijë lekë.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se ndalohet, përdorimi i telefonit celular të mbajtur me dorë gjatë drejtimit të mjeteve të tjera, përfshirë biçikletat dhe motomjetet deri në 50 kubik .
Po ashtu ndryshime të tjera në kodin rrugor përcaktojnë se për drejtuesit e automjeteve që janë pajisur me leje drejtimi të kategorisë B, brenda dy viteve të fundit nuk u lejohet fare asnjë milligram alkool, ndërsa shpejtësia maksimale e lejuar është 90 km/orë në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore, si dhe 80 km/ orë jashtë qendrave të banuara.