TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Austin FC nuk ia doli dot të triumfojë në këtë edicion të Leagues Cup, turne ku marrin pjesë skuadrat amerikane të MLS dhe ato të kampionatit meksikan.
E megjithatë Myrto Uzuni la një gjurmë të fortë në këtë kompeticion. Sulmuesi i kombëtares shqiptare shënoi 4 gola në këtë turne duke u shpallur edhe shënuesi më i mirë i Leagues Cup së bashku me kolumbianin Daniel Arcila që është pjesë e skuadrës së Leon.
Por jo vetëm kaq, portali i specializuar i statistikave të ndeshjeve, Sofascore, në përfundim të këtij turneu që u fitua nga Toluca, skuadra që eliminoi Austin e Uzunit në çerekfinale, përpiloi formacionin ideal të Leagues Cup. Pjesë e këtij formacioni ishte edhe sulmuesi kuqezi me Myrto Uzunin që ishte vlerësuar me notën 7.98, nota më e lartë e këtij turneu që është i rëndësishëm në futbollin e Amerikës Veriore.