SPORT, 5 September 2026, 14:11

“Më pëlqente Ronaldinho”, Çalhanoglu rrëfehet para sfidës ndaj Napolit: Momenti më i bukur, fitimi i yllit të dytë

“Më pëlqente Ronaldinho”, Çalhanoglu rrëfehet

“Me Interin kam shumë kujtime të bukura. Që nga debutimi im, jam ndier i mirëpritur dhe i dashur nga tifozët zikaltër, të cilët më kanë dedikuar një kore që e këndon i gjithë San Siro. Momenti më i bukur? Fitimi i titullit kampion me yllin e dytë, pas derbit të fituar në shtëpinë e Milanit.”

Këto janë fjalët e Hakan Çalhanoğlu, protagonist i “Match Day” të sfidës Inter-Napoli. “Kur isha fëmijë – tregon ai – më pëlqente shumë Ronaldinho. Ai u dhuronte lumturi të gjithëve. 

Ndër lojtarët e historisë së Interit, i preferuari im është Wesley Sneijder. Mendoj se jemi mjaft të ngjashëm në stilin e lojës: teknikë, goditje nga distanca dhe saktësi.”