TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Jonathan David është vënë menjëherë në shënjestër të tifozëve. Sulmuesi kanadez ende nuk ka luajtur asnjë minutë me “Los Colchoneros”, megjithatë ka nga ata që kanë nisur ta kritikojnë për gjendjen e tij fizike.
Në rrjetet sociale, David është përkufizuar si “mbipeshë”, ndërsa ai që mendoi ta mbrojë ishte një ish-futbollist simbol i skuadrës madrilene.
Bëhet fjalë për Antoine Griezmann, i cili ndërhyri në Instagram me tone të ashpra për t’i dalë në mbrojtje sulmuesit kanadez.
“Ti je mbipeshë”, shkroi francezi, duke reaguar ndaj kritikave dhe duke mbrojtur blerjen e re të “Los Colchoneros”.
Në këtë mënyrë, Griezmann nxori kthetrat për të mbrojtur Davidin, i cili është thirrur në apel për të nisur gjithçka nga e para pas periudhës së vështirë në Torino, ku nuk arriti të linte gjurmë.
Në fund të sezonit, Atletico Madrid mund ta blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit kanadez nga Juventusi, duke derdhur në arkat e klubit torinez 25 milionë euro.
