TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Java e tretë e Kategorisë Superiore ka dhuruar dy përballje spektakolare, me Teutën dhe Partizanin që kanë marrë pikët e plota në ndeshjet e së shtunës.
Në transfertën ndaj Laçit, Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova regjistroi një fitore të rëndësishme me rezultatin 1-3. Tri pikët e marra në këtë transfertë e çojnë skuadrën durrsake në kuotën e 7 pikëve, duke e mbajtur në hap me Egnatian, e cila kryeson kampionatin me pikë të plota.
Drama më e madhe e mbrëmjes u rezervua për përballjen mes Partizanit dhe Vllaznisë, në një ndeshje spektakolare me pesë gola. “Demat e Kuq” triumfuan me rezultatin 2-3, duke regjistruar fitoren e parë të sezonit dhe duke shkuar në kuotën e 4 pikëve.
Për Vllazninë, situata bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Shkodranët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë në tri javët e para të kampionatit, duke e nisur sezonin larg pritshmërive.
Java e tretë e Kategorisë Superiore do të mbyllet të dielën me dy përballjet Tirana-Vora dhe Dinamo-Elbasani. Këto dy sfida do të përcaktojnë edhe renditjen përfundimtare të kampionatit pas kësaj jave.
RENDITJA:
