TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ernest Muçi ka gjetur golin e parë të sezonit me fanellën e Trabzonspor, në sfidën që skuadra turke po zhvillon ndaj Gençlerbirliği.
Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e katërt të Trabzonspor në këtë takim, pas një aksioni të finalizuar me asistimin e Salah. Me këtë gol, Muçi regjistron golin e parë për këtë sezon.
Kliko këtu për golin.
25-vjeçari ka qenë i përfshirë edhe në dy gola të tjerë të Trabzonspor gjatë këtij sezoni. Muçi ka dhënë dy asistime, të dyja për Salah, duke e çuar në tre kontributet e tij direkte në gola këtë sezon: dy asistime dhe një gol.