TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar nga gjykata penale në Bryzh për dy vjet burgim nën akuzën e një vargu vjedhjesh. I pandehuri kishte përdorur një identitet të rremë italian, por ishte i pasuksesshëm përpara gjykatësit të çështjes.
Një nga ngjarjet u zhvillua të shtunën më 2 shkurt të këtij viti rreth orës 17.30 në një argjendari në Knokke në Belgjikë.
I pandehuri shfrytëzoi një moment pakujdesie për të vënë një kopje të rreme të një ore Rolex, duke marrë origjinalen me vlerën e 31 mijë eurove. Falë hetimeve intensive, policia shpejt ra në gjurmët e një të dyshuari.
Burri u kap në të njëjtën mbrëmje në stacionin e Bryzhit. I dyshuari, Mario F., u mor në pyetje nëpërmjet një përkthyesi francez, por gjithsesi, iu bënë edhe disa pyetje në italisht nga gjyqtari hetues.
Jo vetëm italishtja e varfër e tradhtoi, por ai pretendoi se kishte ardhur nga qyteti i shpikur i “Ravioli” (ekziston një lloj ushqimi me këtë emër).
Më në fund, ai pranoi se kishte gënjyer për identitetin e tij. Ai u përgjigj për pesë vjedhje dhe dy vjedhje në tentative.
Në dyqanet Telenet, për shembull, ai gjithashtu mori dy iPhones. Edhe atëherë, ai ka vepruar si në rastin e orës Rolex, por kësaj here duke marrë kutitë me telefona dhe duke vendosur kuti ku në vend të telefonit të mençur, ishte një copë patate.