AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 18:34

E rëndë në Fier, gjendet një trup i pajetë në një kabinë elektrike

E rëndë në Fier, gjendet një trup i pajetë në



Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Fier, pasi një person është gjetur i vdekur në një kabinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja” në qytetin e Fierit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas njoftimit që ka marrë nga banorët,

Viktima është identifikuar si  Vladimir Plaka.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon instensivisht për të përcaktuar shkaqet.

Mbetet për t’u saktësuar nëse kjo është një ngjarje aksidentale, apo kemi të bëjmë me ndonjë vrasje.