AKTUALITET, 4 Qershor 2019, 18:12

Shkatërrohet grupi i shqiptarëve në Itali, mes tyre dhe një grua. Si e shisnin kokainën me ‘garanci’ dhe sa fitonin (Emrat)



Policia italiane ka shkatërruar një grup droge duke shoqëruar 17 pëersona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar ‘Postalmarket’ në Breschia të Italisë, ku u sekuestruan 400 gram kokainë, 50 gram hashash, 400 gram marihuanë, si dhe kristale MDMA dhe tableta ekstazie.

Pas marrjes në pyetje 12 prej të shoqëruarve janë arrestuar, mes tyre 8 janë shqiptarë përfshirë edhe një grua.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit akuzohen për grup të strukturual kriminal,  prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.  Ata akuzohen të kenë bërë të paktën 1500 furnizime me kokainë të pastër e hashash kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Ndërkohë janë zbardhur disa nga emrat e shqiptarëve që kanë rënë në prangat e policisë italiane. Ata janë: 1. Amarildo Gjepali, 2. Klajdi Vrioni, 3. Amarildo Katundi, 4. Valter Gjepali, 5. Mehmet E., 6. Franc Gjepali, dhe 7. Nelda Tartari.

Hetimi i këtij grupi ka nisur në fund të vitit 2017, dhe sipas emdiave italaine droga vinte nga Shqipëria. Të njëjtat burime shkruajnë më tej se droga u shpërndahej njerëzve të ndryshëm në provincat e Trentos dhe Breschia-s.

Deri më tani bëhet e ditur se kryesori i grupit ishte një 34-vjeçar me inicialet G.V. ai orientonte dy nën grupe. Njëri që vepronte në zonën e Val di Non dhe tjetri në zonën e Breschias.

Grupi i parë shiste kokainë në Bolzanë dhe ishte grupi më kryesues, kurse i dyti ishte më i nënshtruar. Në Breschia shitej më shumë drogë sintetike.

Sa fitonte grupi

Një gramë kokainë shitej për të paktën 100 euro dhe në raste të rralla mundësohej ndonjë ulje. Paratë, anëtarët e grupit i merrnin në një takim të dytë, pasi klienti jepte aprovimin për cilësinë e drogës që kishte marrë.