TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohen se janë përfshirë në vjedhjen e automjeteve në qytetin e Vlorës dhe në Orikum.
Sipas policisë, pas hetimeve dhe veprimeve të kryera për dokumentimin e rasteve të vjedhjeve, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastet e vjedhjeve dhe për të verifikuar nëse personat e arrestuar janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të ngjashme.