AKTUALITET, 10 September 2026, 13:18

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta. Ja arsyeja

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit të vendit, Ilir Meta.

Shkak është bërë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili është pjesëmarrës në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve, të thirrur nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, lidhur me bllokimin e pagave nga Ministria e Financave.

Ndërkaq, seancat në GJKKO janë braktisur edhe nga avokatët, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të gjykatës antikorrupsion, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator.

Seanca e radhës së dosjes CEZ DIA, do të zhvillohet në datën 14 shtator.