AKTUALITET, 10 September 2026, 13:47

Prezantimi/ Programi Kombëtar i Strehimit, Ibrahimaj: 30 mijë familje kanë përfituar nga politikat e qeverisë

Qeveria po prezanton Programin Kombëtar të Strehimit për “Shqipërinë 2030 në BE”. Gjatë fjalës së saj, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se ky program synon të hapë një kapitull të ri për politikat e strehimit në vend. 

“Sot duam të hapim një kapitull të ri për politikat e strehimit”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, qeveria shqiptare e ka parë strehimin si një politikë sociale për shtresat në nevojë dhe ka ndërtuar instrumente të ndryshme që, sipas saj, kanë rezultuar të suksesshme. Ministrja bëri të ditur se deri më tani janë mbështetur 30 mijë familje shqiptare përmes politikave të strehimit, ndërsa rreth 100 mijë banorë kanë përfituar nga politikat e subvencioneve.

Qeveria shpall fituesit e programit për përmirësimin e banesave, Ibrahimaj: 700 milionë lekë për 663 familje në nevojë

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se sot do të shpallen fituesit e programit për përmirësimin e kushteve të banesave.

Sipas saj, në program kanë aplikuar 33 bashki, ndërsa 26 prej tyre do të shpallen fituese. Qeveria do të alokojë 700 milionë lekë për përmirësimin e kushteve të banesave për 663 familje në të gjithë vendin, të cilat i përkasin kategorive në nevojë, sipas programit të strehimit të zbatuar deri tani.

Ibrahimaj tha gjithashtu se, krahasuar me vitin 2018, situata ka ndryshuar dhe kjo kërkon hartimin e një politike të re për strehimin.

"Nga viti 2018, situata ka ndryshuar dhe realiteti është tjetër e na bën të mendojmë për një politikë të re për strehimin", tha ministrja.