LIFESTYLE, 18 Janar 2020, 10:46

VIDEO/ “Xherri është në dhomën time”, Flor Mumajesi ‘vë në lojë’ shërbimin e dhomës së hotelit me anglishten e çalë

VIDEO/ “Xherri është në dhomën time”, Flor

Megjithëse prej disa kohësh i mungoi rrjeteve sociale, këngëtari dhe kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar, Flor Mumajesi, është rikthyer më aktiv se asnjëherë. Së fundmi, në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau një video që na ka bërë të qeshim me lot. Teksa ndodhej në një hotel në Tailandë, Flori ka menduar të bëjë pak humor duke “vënë në lojë” shërbimin e dhomës.
 
View this post on Instagram
 

Nuk rezistoja dot pa e ndare me ju kete video???? anglishtja ime ?? 2titurum22 #tomandjerry

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Me një anglishte çalë-çalë, ai i ka kërkuar personit të shërbimit të shkojë në dhomën e tij pasi aty ndodhej një mi. Mirëpo, mënyra si e ka shpjeguar situatën është epike! “E keni parasysh Tomin dhe Xherrin? Xherri është në dhomën time. Ju lutem kur të vini, sillni Tomin me vete!”– shprehet Flori, siç mund ta dëgjoni më poshtë. “Nuk rezistoja dot pa e ndare me ju kete video anglishtja ime ”- shkruan kantautori krahas postimit që i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.