LIFESTYLE, 17 Janar 2020, 19:14

FOTO/ Barack Obama i bën urimin më të bukur gruas për ditëlindje

FOTO/ Barack Obama i bën urimin më të bukur gruas për
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar bashkëshorten me rastin e ditëlindjes. Michelle Obama sot feston ditëlindjen, me këtë datë ajo mbushi plot 56 vjet jetë. Në mesin e urimeve të shumta që ajo pranoi me rastin e ditëlindjes, ai më i veçanti ishte nga bashkëshorti, Barack Obama. Ish-presidenti i SHBA-ve ndau një kolazh fotografish bashkë me gruan dhe zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar atë. “Në çdo skenë, ti je ylli im. Michelle Obama, urime ditëlindjen e dashur!”, ka shkruar ai.